10 plazhet më të bukura në Shqipëri

September 6, 2016
Stories

Shqipëria është shndërruar shumë shpejt në një destinacion veror popullor, falë bregdetit mahnitës dhe plazheve të bukura që janë disa prej faktorëve madhorë që qëndrojnë pas rritjes në shifra të turistëve që vijnë, shkruan “Swedish Nomad” në një artikull që ia kushton plazheve në vendin tonë.

“Në Rivierën Shqiptare ka shumë vende të bukura dhe për t’i bërë planifikimet më të lehta, më poshtë vijojnë 15 plazhet më të bukura në Shqipëri që duhen vizituar në 2019”, thekson portali suedez që i kushtohet udhëtimeve.

Plazhi i Gjipesë

Një prej xhevahireve të fshehura të Shqipërisë dhe me siguri një plazh përallor. Vizitorët mund të shkojnë atje me varkë ose makinë, megjithatë, atyre që përdorin automjete do ju duhet të ecin një pjesë të rrugës deri sa të dalin në plazh.

Plazhi është i rrethuar nga shkëmbin të lartë, që të japin ndjesinë se ndodhesh në një ishull të shkretë dhe jo në një plazh normal.

Uji në Plazhin e Gjipesë është kristal i pastër dhe ka ngjyra të kaltra të mrekullueshme. Aventurierët mund të gjejnë gjithashtu disa plazhe të vogla përgjatë vijës bregdetare si dhe shpella.

Gjiri i Gramës

Një prej vendeve më të bukura për të vizituar në Shqipëri, Gjiri i Gramës është një vend i mrekullueshëm për të kaluar ditën buzë detit dhe është pranë Vlorës.

Aty preferohet të shkohet me varkë, megjithatë, alpinistët mund të shijojnë një ecje shtatë orë të gjatë. Lejohet edhe kampingu, por sigurohuni të merrni me vete ujë, ushqime dhe produkte të nevojshme të tjera sepse Gjiri i Gramës është i izoluar dhe nuk ka shërbime.

Plazhi i Dhërmiut

Dhërmiu është i njohur për jetën e natës gjatë verës dhe shtëpitë tradicionale prej guri. Në vitet e fundit, gjithnjë e më shumë turistë skandinavë kanë ardhur deri këtu dhe është një vend sa i bukur edhe i kursyer nga turmat e turistëve në raport me destinacione të tjera në Shqipëri.

Drimadhë

Shumë pranë më Dhërmiun, vizitorët mund të shijojnë një palzh edhe më të izoluar dhe më pak të populluar, Plazhin e Drimadhës.

Plazhi i Livadhit

Nëse po viziton Himarën, atëherë nuk duhet të humbasësh Plazhin e Livadhit, që ndodhet shumë pranë.

Plazhi i Livadhit është një prej më të gjatëve në këtë rajon dhe është bërë i famshëm për ujin e tij ngjryë blu të errët si dhe pemët e ullirit që e rrethojnë.

Borsh

I konsideruar si një prej plazheve më të gjatë në Detin Jonë, Borshi është i famshëm për ujërat e kaltër dhe pastërtinë e plazheve.

Plazhi është shtatë kilometra i gjatë dhe ende është i paprekur nga turizmi masiv.

Plazhi i Lukovës

Plazhi i Lukovës është një prej plazheve më të famshme përgjat Rivierës dhe vërtetë është një prej plazheve më të bukur në shqipëri.

Ai rrethohet nga gjelbërimi dhe uji i detit është kristal i pastër dhe me ngjyrë të kaltër.

Plazhi Pulëbardha

Një plazh i vogël dhe i bukur mes Sarabës dhe Ksamilit. Ai ndodhet në veri të Ksamilit.

Plazhi i Palasës

Një plazh natyror me ngjyrë magjpsëse të ujit. Plazhi i Palasës ndodhet në veri të Himarës dhe Plazhit të Drimadhës, si dhe vazhdon të jetë i paprekur duke mos pasur shumë godina dhe zhvillim përreth.

Ksamil

Në fakt në Ksamil ka disa plazhe, pra nuk do jetë një problem për të gjetur një vend të mirë këtu.

Megjithatë, Ksamili është vërtetë një parajsë në Europë, për pasojë në korrik dhe gusht është i mbushur plot me njerëz njësoj si destinacionet popullore në rajonin e Mesdheut.

Koha më e mirë për të vizituar këtë zonë është në maj ose fillim të qershorit, por mund të shkoni edhe pasi kalon vera në shtator

Translate »
WhatsApp chat

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/pashajtravel/public_html/wp-includes/functions.php on line 4615

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/pashajtravel/public_html/wp-content/plugins/really-simple-ssl/class-mixed-content-fixer.php on line 111